Shkollë e mesme profesionale
QSHA "Boro Petrushevski"-Shkup

QENDRA SHKOLLORE E AUTOKOMUNIKACIONIT E QYTETIT TË SHKUPIT „BORO PETRUSHEVSKI”

Në vitin parë do të regjistrohen 440 nxënës për 14 paralele (245 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 195 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për këto drejtime:

Sektori - komunikacion, transport dhe deponim - 161 nxënës, 5 paralele

- teknik për komunikacion rrugor maq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 55 pikë
- teknik për komunikacion rrugor shq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 55 pikë
- teknik për transport dhe shpedicion maq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 60 pikë
- teknik për transport dhe shpedicion shq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 60 pikë
- drejtues i mjetit motorik *në bashkëpunim me kompani maq 25 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë

Sektori - makineri - 245 nxënës, 8 paralele

- teknik i makinerisë për automjete motorike maq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 45 pikë
- teknik i makinerisë për automjete motorike shq 34 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 45 pikë
- teknik automjetesh të forcës lëvizëse alternative *në bashkëpunim me kompani maq 25 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 45 pikë
- teknik automjetesh të forcës lëvizëse alternative *në bashkëpunim me kompani shq 25 nx. 1 par. kzgj. 4v minimum 45 pikë
- automekanik maq 34 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë
- automekanik shq 34 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë
- mekanik i karoserisë shq 34 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë
- instaluesi i motorëve dhe automjeteve motorike *në bashkëpunim me kompani maq 25 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë

Sektori – Inxhinieri elektrike dhe teknologji informatike - 34 nxënës, 1 paralele

- autoelektronicist maq 34 nx. 1 par. kzgj. 3v minimum 30 pikë

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

Pas regjistrimit të suksesshëm elektronik, nxënësit në shkollën e mesme publike të përzgjedhur dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen nxënësit mund të gjenerojnë duke printuar fletëparaqitjen elektronike përmes sistemit të shërbimeve elektronike);
- certifikatat origjinale nga klasa VI deri në IX;
- diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi, si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për sektorin, përkatësisht në fushën zgjedhore;
- certifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).

AFATET E KONKURSIT

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të schools.mk

AFATI I QERSHORIT PËR REGJISTRIM :

Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet prej orës 00:00 të datës 12 qershor deri ora 23:59 të datës 15 qershor 2026.
-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është me datë 16 qershor 2026 nga ora 08:00 deri ora 19:00 si dhe 17 qershor 2026 prej ora 08:00 deri në orën 15:00.
-Renditjen përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira,secila shkollë e publikon më 18 qershor 2026, më së voni deri në ora 12:00, në vend publik në shkollë dhe/ose në ueb faqen e shkollës.

Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më 23 qershorë 2026 prej ora 00:00 deri në ora 23:59.
-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershorë 2026 prej ora 08.00 deri në ora 15:00
-Renditja e listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, secila shkollë do ta publikojë më 25 qershorë 2026, më së voni deri në ora 12:00 në vend publik në shkollë dhe/ ose në ueb faqen e shkollës

AFATI I GUSHTIT PËR REGJISTRIM :
-Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim korrigjues, provim vjetor, provime për përparim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkollat ku ka vende të lira dhe i plotësojnë kushtet e parapara nga Konkursi, pas afatit të qershorit me dy paraqitje.
- Paraqitja e nxënësve do të bëhet më datë 20 gusht 2026 prej ora 00:00 deri në orën 15:00 në mënyrë elektronike.
- Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet me datë 21 gusht 2026 prej ora 08:00 deri në orën 14:00.
- Lista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, secila shkollë do t’i publikojë në ditën e njejtë më së voni deri në ora 19:00.