Shkollë e mesme profesionale
QSHA "Boro Petrushevski"-Shkup

Shkolla e mesme profesionale QSHA “Boro Petrushevski” e qytetit të Shkupit – shkollë e mesme në Shkup, Komuna e Gazi Babës, paraqet institucion publik edukativo – arsimor.
Misioni i shkollës është të ofrojë arsim dhe aftësim cilësor për nxënësit në të gjitha profilet dhe profesionet nga kuadër pedagogjik shumë i kualifikuar dhe i trajnuar vazhdimisht, në kushte të shkëlqyera materiale dhe teknike për mësimdhënie.

Vizioni i shkollës “Një institucion arsimor i mirë organizuar, me kuadër ekipor, i pajisur materialisht, teknikisht dhe hapësinor, me besueshmëri të forcuar vendor, në të cilin do të arsimohen kuadër cilësor për kompanitë në fushën e komunikacionit rrugor, do të rikualifikohen qytetarët përmes programeve për arsimimin e të rriturve, do të zgjerohet vëllimi dhe lloji i aktiviteteve plotësuese..., do të punohet dhe fitohet shumë”.

Motoja e shkollës është Gjithmonë mund të jetë më mirë... që në thelb nënkupton një tendencë të vazhdueshme për të ndjekur trendët moderne dhe për të ngjitur një shkallë më lart në çdo segment të jetës shkollore dhe në punë

Themelimi dhe zhvillimi i shkollës
Qendra shkollore e autotrafikut "Boro Petrushevski" është themeluar në vitin 1947, kur Qeveria e Republikës Popullore të Maqedonisë, me Dekret nr.9115 të datës 17 shtator 1947, vendosi të themelojë shkollën e ulët për automekanikë në Shkup.

Shkolla filloi të funksionojë më 5 prill 1948, me detyrë parësore ishte që gjatë tre viteve të ardhshme të bëjë trajnimin e 50 automekanikëve. Kjo kërkonte një profil universal të automekanikut, i cili do të ishte në gjendje të merrte pjesë në zhvillimin e mëvonshëm të komunikacionit. Në vitin shkollor 1950/51 diplomohet gjenerata e parë prej 43 nxënës automekanikë. Në vitin shkollor 1953/54 shkolla u bashkua me disa shkolla të tjera që prodhonin kuadro për industrinë dhe u bë pjesë e seksionit të SHKOLLËS INDUSTRIALE PËR TRAJNIM PRAKTIK, dhe më pas, në vitin 1961, me bashkimin e ri të diktuar nga kushtet dhe nevojat e kohës, u bë pjesë e QENDRËS SHKOLLORE TË ELEKTROMAKINERISË DHE KOMUNIKACIONIT
Në vitin shkollor 1964/65 përsëri ndahet dhe shndërrohet në QENDËR SHKOLLORE TË KOMUNIKACIONIT “MAQEDONIA-TRANSPORT”.
Më 12 shkurt 1968 Qendra u quajt QENDRA SHKOLLORE E AUTOTRAFIKUT. Kjo ngjarje është e rëndësishme edhe për faktin se shkolla, e cila deri atëherë kishte arsimuar vetëm automekanikë, me Vendimin nr. 933, datë 7 maj 1968, të Sekretariatit republikan për arsim, shkencë dhe kulturë, u verifikua si një shkollë që do të trajnojë personel nga profile të shumta të komunikacionit

QSHA “Boro Petrushevski” – Shkup
Rritja e përhershme e numrit të nxënësve bëri të mundur që në vitin 1974 ndërtimin e një tjetër krahu të godinës së shkollës, në drejtim të Poligonit për trajnim të shoferëve. Në të njëjtin vit, me vendim të Këshillit ekzekutiv të RSM -së, si patron i shkollës u caktua heroi popullor Boro Petrushevski, dhe që nga atëherë Qendra mban emrin e tij. Është promovuar edhe një emblemë zyrtare e shkollës, të cilën e përdorim edhe sot në të njëjtën formë dhe pamje. Në vitin 1996, hapësira që më parë kishte qenë Servis i përditshëm i kujdesit të automjeteve motorike u rinovua dhe u ndërtuan hallat e automjeteve, Servis për mirëmbajtje dhe magazina për pjesët e makinave, të cilat u plotësuan më tej nga një Departament i kompjuterizuar i përzierjes së ngjyrës.
Investimet në infrastrukturë në periudhën 1998-1999 vazhduan me rinovimin e plotë të pjesës administrative të shkollës dhe ndërtimin e plotë të pjesës së re të klasave, ku përfshihet edhe biblioteka e re. Sot, ky kompleks përfaqëson pjesën më përfaqësuese të shkollës dhe përveç mësimit modern teorik, aty zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera si seminare, trajnime, prezantime etj.
Përvoja dhe njohuritë e marra në këtë mënyrë e forcuan më tej imazhin që Qendra kishte ndërtuar në shkallë kombëtare dhe imponuan nevojën e vazhdimit të politikës së kërkimit të mëtejshëm të mundësive për bashkëpunim me qendrat e zhvilluara evropiane të arsimit profesional.

Vendndodhja dhe zhvillimi i rajonit
Shkolla ndodhet në lagjen Autokomandë, vend që paraqet zonë industriale e qytetit, me shumë kompani, të cilat në shumë veprimtari janë në bashkëpunim biznesi me shkollën. Vendndodhja e shkollës në dalje në autostradën kryesore dhe dalja në një rrugë rajonale që e lidh atë me kompanitë kryesore të transportit dhe shpedicionit, mundëson një fluks të vazhdueshëm klientësh, palë të interesuar, qytetarë, të huaj dhe bashkëpunëtorësh të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin strategjik të shkollës. Në afërsi të shkollës ndodhen edhe dy qendra shkollore të mesme, si dhe konviktet "Tome Stefanovski Seniç" dhe "Partenija Zografski", të cilat akomodojnë nxënës nga brendësia e Republikës.

Veprimtaria arsimore
Veprimtaria kryesore e QSHA "Boro Petrushevski" është arsimimi i kuadrove nga drejtimi i komunikacionit (teknik për transport dhe shpedicion dhe teknik i komunikacionit rrugor), drejtimi i makinerisë (autoteknik – mekatronik dhe automekanik) dhe drejtimi autoteknik (autoelektronicist dhe mekanik karrocerie) në rrugë të arsimimit të rregullt dhe me korrespodencë, në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe. Mësimi teorik zhvillohen në klasa të specializuara, në laboratorin e auto-elektronikës, në kabinetin e informatikës, në kabinetin e gjuhëve të huaja, në kabinetin e komunikacionit, në kabinetin e mekanikës dhe në kabinetin e vizatimit teknik, të cilat vazhdimisht pajisen. Procesi i mësimdhënies realizohet duke përdorur mjete vizuale, LCD – tabela inteligjente, projektorë, mjete audiovizuale, si dhe një bibliotekë të pajisur me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuri, aftësi dhe shkathtësi që do t'u mundësojnë hyrjen më të lehtë në institucionet e arsimit të lartë, si dhe në tregun e punës.
Mësimi praktik kryhet pjesërisht në punëtorinë e shkollës, pjesërisht në organizatat punuese të qytetit me të cilat shkolla ka bashkëpunuar me sukses për një kohë të gjatë. Në kuadër të punëtorisë së shkollës, përveç pesëmbëdhjetë departamenteve të specializuara, mësimi zhvillohet edhe në tre kabinete profesionale (për motorë, mekatronikë dhe elektronikë), dhe një kabinet i specializuar, për drejtimin mekanik karrocerie.
QSHA "Boro Petrushevski" ofron edhe mundësi për arsimim specialistik dhe trajnim të mëtutjeshëm, Arkivuar më 29 shtator 2012: specializime në fushën e komunikacionit rrugor dhe mirëmbajtjes së mjeteve motorike; trajnime dhe kurse për fitimin e kompetencave dhe licencave për kryerjen e veprimtarive në fushën e komunikacionit rrugor dhe mirëmbajtjes së mjeteve motorike; Certifikatat ADR për transportuesit e mallrave të rrezikshme. Në kuadër të Qendrës funksionojnë edhe një Qendër e licencuar për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe një Qendër trajnimi.

Veprimtaritë plotësuese
Krahas aktiviteteve edukative, shkolla zhvillon edhe aktivitete plotësuese:
Regjistrimi i mjeteve motorike në Stacionin për kontrollim teknik, e cila ofron shërbim shumë profesional ndaj klientëve në ambiente të pajisura moderne; Shërbimi teknik për testimin e mjeteve motorike - kontrollim teknik të shpejtë, efikas, bashkëkohor dhe regjistrim i mjeteve motorike të përdorura; Një auto shkollë për trajnime të kategorisë B, ofron trajnime shumë profesionale në drejtimin e mjeteve motorike; Servis të makinave për riparimin e të gjitha llojeve të automjeteve; Një lavash që ofron pastrim cilësor, të shpejtë dhe të plotë të mjeteve motorike; Kryerja e vlerësimeve të rrezikut në vendin e punës dhe trajnimi për sigurinë në punë.

Aktivitete jashtë mësimorë
Aktivitetet jashtëshkollore kanë një kontribut të pasur për të plotësuar rolin edukativ dhe arsimor të nxënësve. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është: nxitja e kreativitetit, entuziazmit te nxënësit, qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes, krijimi i kushteve për zhvillimin e personalitetit të nxënësit, krijimin e shprehive të mira dhe organizimin e kohës së lirë. QSHA "Boro Petrushevski" është shembull i zhvillimit të multikulturalizmit në arsim.
Ekipi i profesorëve nga disa aktive i përgatisin nxënësit për disa aktivitete me karakter publik: manifestime sportive, përgatitjen e shfaqjeve teatrore, fjalime publike, debate, mbrëmje poetike, organizuan mbrëmje promovuese dhe inkurajuan kulturën dhe vlerën estetike të fjalës së bukur etj. Të gjitha këto aktivitete përfshinin nxënës të nacionalitetit maqedonas dhe shqiptarë dhe kishin si ide orientuese afrimin dhe multikulturorizmin e nxënësve. Rezultatet ishin shumëdimensionale: u krijua një eufori dhe emocione të përgjithshme mes mësimdhënësve dhe nxënësve, u rit bashkëpunimi dhe socializimi me institucionet tjera, u realizua promovim dhe afirmim të shkollës, si dhe u ngrit niveli i kulturës në bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërshkollor.