Arsimi i të rriturve
Ballina Arsimi i të rriturve
Arsimi i të rriturve pdf Shtyp Email
E premte, 28 Tetor 2011 00:00

ARSIMIM SPECIALISTIK

Në QSHA Boro Petrushevski me profesionalizëm të lartë mund të arrim arsimim të specializuar për:

-Vozitës instruktor

-Kontrollues në stacionin për kontrollim teknik

-Operator rrugor

-Automekanik dhe Autollamarinas-Specialist

-Vozitës të të gjitha kategorive

Trajnimet i realizojnë profesorë me përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë pedagogjike dhe profesionale. Pas dhënies së të gjitha provimeve, kandidatët marrin kompetencione dhe vërtetime për kryerjen e shkollës më të lartë të arsimimit – arsimim i specializuar.

RIKUALIFIKIMI DHE KUALIFIKIMI

Në përputhje me planin operativ të Qeverisë së R.M-së për vitin 2009, është e nevojshme që të realizohet trajnim për profesione të caktuara dhe shkathësi që janë deficitare në tregun e punës. Për këtë qëllim është përgatitur ky program mësimor për Servisues për sisteme mekatronike sipas së cilës mëtej do të realizohet trajnim për kandidatët e interesuar.

Programi mësimor është përbërë nga njësi modulare, të cilat plotësohen ndërmjet veti. Me zbatimin e njësive modulare në arsimimin e të rriturve, si risi në R.M, mund të mundësohet:


-
Arritje të shpejtë të ndonjë kualifikimi të caktuar të fuqisë punëtor të pakualifikuar për tregun e punës;
-
Kualifikimi për disa teknologji të reja të caktuara, që janë të pranishme në firmat

Me zbatimin në këtë mënyrë të trajnimeve, mundësohet përsosje e vazhdueshme profesionale, si e të punësuarve, ashtu edhe e të papunësuarve për përcjelljen e teknilogjive të reja, gjegjësisht krijohet fleksibilitet i vërtetë i sistemit të arsimit profesional, si dhe nevoja për mësim të përjetshëm, që paraqitet si nevojë e domosdoshme në Republikën e Maqedonisë.

1. Emri i trajnimit

Servisues i sistemeve mekatronike

2. Profesioni

I makinerisë

3. Kohëzgjatja e trajnimeve

Kohëzgjatja e trajnimit në orë 240 orë

Kohëzgjatja e trajnimit në javë 12 javë

4.
Hyrje në trajnimin për kandidatët

Niveli themelor i arsimimit

Mbarimin e arsimimit fillor tetëvjeçar dhe moshë më së paku 18 vjeç

I dëshiruar nivel i arsimit

Të kryer arsimimin e mesëm

5.
Organizimi, kushtet dhe realizimi i trajnimit

Mësimi do të realizohet në mësojtore special, të furnizuara me pajisje modern për përcjelljen e mësimit, si dhe në punëtori të specializuara me makina përkatëse, aparate diagnostike, pajisje, kompjuterë personal për realizimin e sukseshëm të detyrave të parashtruara.

Grupi mund të numërojë më së shumti 6-8 kandidatë.
Trajnimi realizohet në ditë pune apo jo pune, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët janë të obliguar që patjetër të prezentojnë më së paku 80% të orëve të parapara në secilën njësi modulare.

6.
Kompetencat e arritura pas mbarimit të trajnimit

I dallon mjetet, pajisjet dhe instrumentet
Kontrollon rregullshmërinë e sistemit
Vërteton paregullshmëri të pjesëve
demonton dhe monton pjesë
shfytëzon madhësi elektrike për realizim të problemeve konkrete
matë madhësi elektrike
lexon dhe shpjegon vlera të matura nga instrumentet matëse elektrike
lexon shema elektrike
i dallon dhe e njeh parimin e punës së disa llojëve të senzorëve
i dallon disa llojë të senzorëve
shfrytëzon programe për automjete motorike në formë elektronike
shrytëzon pajisje për OBD diagnostikë për identifikimin e parregullsisë së automjeteve
shfrytëzon mjete mbrojtëse


7.
Vërtetim i arritur pas mbarimit të trajnimitУверение стекнато по завршување на обуката

Pas kryerjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimit, kandidati merr vërtetim për aftësinë profesionale me të cilën vërtetohen kompetencat e arritura.