Qendra shkollore e autokomunikacionit “Boro Petrushevski”, është qendër modern, bashkëkohore,, e vacant dhe unikate për arsimimin e kuadrave në fushën e komunikacionit rrugor në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të qendrës ka disa objekte në të cilat realizohet veprimtaria themelore edukative-arsimore si dhe aktivitete tjera plotësuese. QSHA “Boro Petrushevski” është qendër arsimore, modern, bashëkohore, e vacant dhe unikate qendër arsimore e kuadrave në fushën e komunikacionit rrugor në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të qendrës ka disa objekte në të cilat realizohet veprimtaria themelore edukativo-arsimore, si dhe veprimari të tjera plotësuese. Veprimtaria themelore e QSHA-së “Boro Petrushevski” është arsimimi I kuadrave nga profesioni i komunikacionit rrugor, makinerisë dhe autoteknikës nëpërmjet të shkollimit të rregullt dhe me korrespodencë në gjuhët mësimore maqedonase dhe shqipe. Poashtu, shkolla ofron mundësi për arritjen e më shumë llojëve të arsimimit për të rriturit:
- specializime nga fusha e komunikacionit rrugor dhe mirëmbajtjes së automjeteve motorike
- trajnime dhe kurse për arritjen e kompetencioneve dhe licencave për kryerjen e veprimtarisë në fushën e komunikacionit rrugor dhe mirëmbajtjes së automjeteve motorike.
Përveç veprimtarisë arsimore, shkolla realizon edhe veprimtari dytësore:
- Stacion për kontrollim teknik dhe regjistrim të automjeteve motorike;
- Qendër për homologizim të automjeteve motorike;
- Autoservis;
- Auto poligon;
- Autolarje.
Duke ju falëndëruar menaxhimit të mirë dhe të durueshëm dhe udhëheqjes të strukturave udhëheqese në shkollë, u arrit që shkolla të bëhet më bashkëkohore dhe të orientohet nga marrja e primatit në qendër për trajnim të kuadrave profesionale në Republikën e Maqedonisë nga fusha e komunikacionit, makinerisë dhe autoteknikës në vend dhe më gjerë, që paraqet rezultat nga puna më e gjatë e procesit të zhvillimit dhe nga rezultatet e arritura.
QSHA ” Boro Petrushevski ” është institucion publik, e cila zhvillon veprimtari edukativo-arsimore. Me potencialin e vet kadrovik, përvojën, pajisjen hapësinore dhe materijale-teknike është në gjendje që t’i kryeje këto aktivitete:
• U realizuan planet arsimore, me të cilën arsimon kuadër nga fusha e trafikut rrugor nëpërmjet të shkollimit të rregullt dhe me korespodencë;
• Organizon dhe realizon trajnim të vazhdueshëm dhe seminare për profesionet shofer-instruktor dhe kontrollues në stacionin për kontrollim teknik të automjeteve motorike, operator të trafikut rrugor, automekanik specialist, autollamarinas specialist. • Boton mjete mësimore ndihmëse dhe lloje tjera të literaturës për nxënësit, gjegjësisht për shfrytëzuesit e shërbimeve; • U jep shërbime klientëve në autoservis vetanak, në autoshkollë, në autolarje, në stacionin për kontrollimin teknik të automjeteve motorike dhe në qendrën e homologizimit;
• Bën shitjen e automjeteve të përdorura motorike.
Rëndësia e shërbimeve logjistike që i ofron shkolla, qëndron në krijimin e kushteve më të mira për realizimin e veprimtarisë themelore, që do të thotë:
• Kënaqësi të të punësuarve nga kushtet për punë, fitimi dhe raporti i mjedisit ndaj punës së kryer
•Kënaqësi të shfrytëzuesve nga raporti i kujdesit që e manifeston shkolla ndaj tyre
Motoja e shkollës është Përherë mundet edhe më mire që në thelb do të thotë tendencë e përhershme për përcjelljen e trendeve moderne dhe ngritjen në shkollën më të lartë në çdo segment të punës dhe të jetës në shkollë.
Vizioni për shkollën
Vizioni për shkollën, që është përkufizuar si rezultat i analizës së kryer të gjendjes dhe strategjisë së përgatitur për zhvillimin e shkollës është: „Institucion edukativ arsimor mirë i organizuar, i ekipuar në mënyrë kadrovike, i pajisur në mënyrë materijale-teknike dhe hapësinore, me kredibilitet të përforcuar vendor, në të cilën do të arsimohen kuadro cilësore për ndërmarrjet e trafikut rrugor; shume do të punohet dhe mjaftë do të fitohet“.
Strategjia globale
Për mbijetësimin e tërësishëm të vizionit të tillë, vazhdimisht ka të bëjë me përsosjen e vendimeve për problemet kyçe të strategjisë së shkollës, të cilat do të mund ta pengonin zhvillimin e shpejt të shkollës në periudhën e ardhshme edhe atë: • Përsoset puna ekipore, njëkosisht formohen dhe zhvillohen ekipet për hulumtim, trajnim, zhvillim dhe marketing • Kërkohet zgjidhje afatgjate për sallën e fiskullturës dhe vazhdimisht pajiset lokali shkollor • Intenzivohet bashëpunimi vendor dhe ndërkombëtar me shkolla të ngjashme me tonën, si dhe me ndërmarrjet me të cilat shkolla ka interesa të përbashkëta • Përsoset sistemi i informimit dhe komunikimit - internetit në shkollë • Harmonizohen dhe përgatiten akte normative. Posaçerisht hulumtohet për zgjidhje për kriteret diskutabile për shërbimet.
Realizimi i terësishëm i të gjithë kësaj duhet të realizojë me:
Nga aspekti funkcional:
• Cilësi më të lartë në plotësimin e nevojave të shfytëzuesve të shkollës.
Nga aspekti organizativ:
• Përsosja e udhëheqjes, arritje e njohurive të reja • Përshtatja e strukturës organizative për nevojat e reja • Zhvillimi i klimës pozitive, e cila do të ndikojë në mënyrë stimulative për arritjen e planit profesional dhe material • Përforcimi i lidhjeve me shfrytëzuesit dhe mjedisin.
Nga aspekti i veprimtarisë:
• Përparimi i standardeve dhe kritereve që vlejnë në kuadër të veprimtarisë në Republikën e Maqedonisë dhe harmonizimin e tyre me ato që vlejnë në vendet e Bashkësisë Evropiane • Afirmin i mëtejshëm i veprimtarisë së shkollës, si faktor i rëndësishëm në realizimin e zhvillimit në Republikën e Maqedonisë. Duke punuar në këtë mënyrë, nëpër këtë rrugë dhe këto drejtime do ta jetësojmë vizionin për shkollën. |